Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia” në Prishtinë.

Si pasojë e përleshjes, një person i gjinisë femërore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Raporti i plotë:

Rr. Apollonia, Prishtinë 18.07.2026-19:00. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare janë sulmuar dhe kanosur në mes vete. Si pasoj, një f/k ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishek, një pushke ajrore dhe një antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.