Familjari i Agonit: Ka qenë njeri për lakmi, nxënës e student i jashtëzakonshëm

Agon Musliu, 25-vjeҫari nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, i cili vdiq para një vitit tragjikisht në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë, sapo kishte nisur studimet e masterit, në Gjermani.

Për Mediafokus.info, menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka folur njëri nga të afërmit e tij, i cili ka treguar se si person, Agonit të gjithë ia kanë pasur lakmi.

“Ka qenë tepër i sjellshëm, i qetë, i urtë dhe nuk ka ditë një fjalë t’keqe me ia thanë kërkujt. Nuk ka ditë me e idhnu kërkend. Krejt i kanë marrë lakmi”, thotë familjari i tij, për Mediafokus.info.

Ai rrëfen se në të gjitha nivelet e shkollimit, i ka impresionuar të gjithë me sukses e me edukatë.

Përvec tjerash, Agoni ka qenë i pasionuar pas librit dhe disa herë është shpërblyer me cmimin  “Lexues i dalluar” i Bibliotekës Fan S. Noli, në Gjilan.

“Në nivelin e fillores në “Vatra e Diturisë” të fshatit Livoҫ i Epërm, në gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtirmi metematikë-informatikë, ka qenë nxsnës i jashtëzakonshëm. I dalluar prej të gjithëve për sukseset. Me sukses të lartë i ka përfunduar edhe shkencat kompjuterike, në Fakultein e Shkencave Matematiko-Natytore, në Univeristetin e Prishtinës. Bile, i ka impresionuar edhe profesorët me suksese”, tregon familjari për Agonin.

Në Gjermani, ai ka udhëtuar në fillim të muajit mars, pak para se të mbylleshin kufijtë si pasojë e pandemisë, për t’i ndjekur studimet master në drejtimin e shkencave kompjuterike.

Vdekja e tij ka tronditur Gjilanin dhe Kosovën.

Kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka qenë fjalëpak, në kumtin e mortit.

“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 25-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Haziri.

Agoni ka qenë i vetmi fëmijë i familjes. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër./mediafokus.info/