Faton Bislimi: Nuk ka nder e përgjegjësi më të madhe sesa përfaqësimi i popullit në Parlament

Kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës nga lista e LDK-së, Faton Bislimi e ka nisur fushatën me një adresim për qytetarët.

“Besoj se me përkrahjen tuaj të parezervë edhe këtë vit do më jepet mundësia që të vazhdoj punën aty ku e lamë – me përkushtim të plotë, me angazhim të pakursyer, dhe me vendosshmëri për të qenë në shërbim të atdheut”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, familjarë, miq e dashamirë,

Sot po e fillojmë zyrtarisht fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare të 14 Shkurtit 2021. Për mua është nder i veçantë që të jem kandidat në listen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk ka nder e përgjegjësi më të madhe sesa përfaqësimi i popullit në organin më të lartë legjislativ të Republikës.

Për aq pak kohë sa isha përfaqësues i juaji në Kuvend në mandatin e kaluar, jam munduar të jem në shërbim të kauzës sonë kombëtare, të ruaj interesin nacional të Kosovës, dhe të jem zëri juaj në Kuvend. Besoj se me përkrahjen tuaj të parezervë edhe këtë vit do më jepet mundësia që të vazhdoj punën aty ku e lamë – me përkushtim të plotë, me angazhim të pakursyer, dhe me vendosshmëri për të qenë në shërbim të atdheut.

Nuk ka kauzë më të shenjtë për Kosovën tonë sot sesa ruajtja dhe sforcimi i mëtutjeshëm i miqësisë sonë me SHBA-të, si aleati ynë më i pazëvendësueshëm. Jam nga ata që për rreth dy dekada angazhim me lobin tonë në SHBA – Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane – kam pasë fatin e mirë që të takoj e bashkëpunojë me shumë figura kryesore të politikës së jashtme amerikane.

Marrëveshjet tona me Amerikën gjithëherë na kanë ndihmuar. Miqësia jonë me SHBA-të mbetet interes nacional dhe testament për Republikën tonë. Për mua dhe LDK-në, ky është mision i shenjtë!

Ju falëmnderit e na priftë e mbara!

Shteti, shtet!
#LDK132 #FatonBislimi43 #Lojalitet #Durim #Kurajo