Faton Peci publikon një foto i buzëqeshur, në kohën kur Krimet Ekonomike po ia bastistin Ministrinë e tij
Krimet Ekonomike po bastisti në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Zyrën e Prokurimit.
Menjëherë ka ardhur një reagim nga ai që udhëheq këtë ministri, Faton Peci.
Në Facebook ai ka publikuar një fotografi nga fshati Babaj i Bokës, ku Peci shfaqet i buzëqeshur në kohën kur Ministria e tij veçse u bastis.

Kjo bastisje vjen pak orë pas raportimit Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë.

