Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë
Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se ish-kryeministri, 70-vjeç, i vendit është shtruar në një spital privat në kryeqytet.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.

