Pas kaq muajsh duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar koronavirusin

Në një kohë që mosha e personave që do të vaksinohen kundër koronavirusit, po vjen duke u ulur, është me rëndësi të dihet se kur duhet ta marrin dozën e parë personat që e kanë kaluar Covid-9.

“Brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid, pavarësisht moshës, nuk rekomandohet kryerja e vaksinës, sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme, imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, ka thënë Eugena Tomini, zv/ministreshë e Shëndetësisë për Abcnews.

Tomini theksoi se programi i vaksinimit do të vijojë me zvogëlimin e moshës, duke zbritur në moshën 65+ me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 60+ me sëmundje bashkëshoqëruese.