Kush mund të shkojë sivjet në haxh e kush jo?

Më pak se një javë na ndan nga muaji i Ramazanit, i cili sivjet fillon më 12 prill dhe do të përfundojë më 13 maj. Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 30 ditë të muajit të Ramazanit.

Haxhi është njëra nga pesë shtyllat e besimit islam dhe kryhet gjatë muajit të Ramazanit. Por, kush mund të shkojë sivjet në Haxh për të kryer pelegrinazhin e kush jo?

Autoritetet në Arabinë Saudite ka thënë se vetëm njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë pasur virusin, do të jenë në gjendje të bëjnë pelegrinazhin e umres gjatë Ramazanit, që fillon këtë muaj.

Ministria e haxhit dhe umres ka thënë se tre kategori njerëzish do të konsiderohen “të imunizuar” –  ata që kanë kryer dy doza të vaksinës, ata që kanë pasur një dozë të vetme më shumë se dy javë më parë, ose persona që e kanë kryer koronavirusin më herët.