Fëmija 11-vjeç rrezohet nga lartësia, rrezikon jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, aty ku loja e një fëmije u shndërrua në një makth që mund t’i rrezikojë atij jetën.

Sipas burimeve të A2 CNN, një fëmijë 11-vjeçar, me inicialet E.N. teksa po luante në lagjen “18 Shtatori”,  në afërsi të portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, ka rënë me kokë poshtë nga një lartësi rreth 3 metra.

Sipas burimeve, 11-vjeçari ka fraktura serioze dhe është transportuar urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.