“Erdhi Lezeti”, mbyllet sheshi në Prishtinë

Kjo do të bëhet në kuadër të aktivitetit “Erdhi Lezeti”.

Ky është njoftimi i plotë i Trafikut Urban:

Njoftim!

Duke u bazuar në vendimin e datës 12.05.2023 të Komunës së Prishtinës se nga data 13 maj 2023 deri më 14 maj 2023, do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti”.

Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll”.

Ju falënderojmë për mirëkuptim.