Fenerbahçe përjashton futbollistin Alioski
Ekipi turk Fenerbahçe ka vendosur të përjashtojë futbollistin me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioskin.
Në mediat turke është aluduar shumë mbi arsyet që e shtynë ekipin të ndërmerrte këtë vendim.
Mirëpo, vetë Fenerbahçe ka reaguar duke thënë se arsyeja është fakti se lojtari maqedonas ka shfaqur një sjellje të vazhdueshme të padisiplinuar, si me stafin, ashtu edhe me drejtuesit dhe shokët e tij të ekipit.
Në këtë mënyrë verdhezinjtë kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat, duke vendosur dhe ndërprerjen e kontratës me Alioskin.

