Jurgen Klopp zbulon trajnerin më të mirë në botë

Jurgen Klopp ka emëruar Pep Guardiolan si menaxherin më të mirë në botë pas fitimit të titullit të tretë të Premier Leagues për Manchester City.

Guardiola gjithashtu e ka udhëhequr Cityn në finalen e Kupës EFL dhe të Champion Leagues këtë sezon.

Klopp po ashtu beson se Chelsea do të jetë ndër pretendentët për titull vitin e ardhshëm, transmeton Periskopi.

Guardiola gjithashtu e ka udhëhequr Cityn në Kupën EFL këtë sezon dhe mund ta fitojë “tripletën” nëse skuadra e tij mund Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj.

”Ata [Man City] kanë një skuadër të jashtëzakonshme dhe trajnerin më të mirë në botë dhe kjo është një recetë e mirë,” tha Klopp.