Fero përkrah publikisht Lutfi Hazirin për kryetar të LDK’së
Reperi, Feronit Shabani i njohur si “Fero”, pavarësisht muzikës së fundmi ka qenë mjaft aktiv edhe me zhvillimet politike në vendin tonë, duke përkrahur figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fero ka përkrahur tani publikisht kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, në garën për kryetar të partisë, e që deri tani kandidaturën për të parin e partisë e kanë zyrtarizuar edhe Lumir Abdixhiku e Anton Quni.



