Fero përmes Noterit ia kishte hequr të drejtën e udhëtimit me vajzën ish-bashkëshortes Arbenita Ismajlit

Arbenita Ismajlit, ish-bashkëshortja e reperit Feronit Shabanit, i njohur si Fero, i është revokuar autorizimi për vajzën e tyre, me vendim të Noterit.

Shkak për këtë është bërë udhëtimi i Ismajlit me vajzën e saj por pa marrë aprovimin e Feros. Vendimin e ka siguruar Ballkani.info, ku është edhe nënshkrimi i Feros që i është revokuar e drejta Ismajlit që të udhëtojë me vajzën e saj jashtë vendit.

“Autorizimi LRP Nr. 569/2024, i përpiluar dhe vërtetuar pranë kësaj zyre noterale me datë 08.02.2024, sipas të cilit autorizuesi z.Feronit Shabani, kishte autorizuar ish-bashkëshortën e tij znj. Arbenita Shabani, e lindur në Kumanovë aktualisht me vend qëndrim në Angli, shtetase e Maqedonisë së Veriut, që pa prezencën e tij ta shoqëroj dhe kujdeset gjatë udhëtimit prej Kosovës për në shtetet e Bashkimit Europian (Maqedoni e Veriut, Gjermani, Zvicër e Angli dhe anasjetllas qoftë në rrugë ajrore apo tokësore për vajzën e tyre të mitur)”.

Ky vendim i revokimit ishte dorëzuar nga Feros në muajin korrik të këtij viti.

“Më datën 22 korrik 2024 është i pavlefshëm dhe nuk mund të prodhoj efekte juridike”, thuhet në dokument.

Noteri kishte këshilluar reperin që për veprim të revokimit të njoftohet edhe pala tjetër.

“Noteri e këshilloi revokuesin e autorizimit që për këtë veprim të njoftoj të autorizuarën se ky akt është hartuar vetëm në një kopje që i adresohet revokuesit të autorizimit. Noteri në prani të palës së paraqitur ka lexuar këtë akt noterial dhe pasi është siguruar nga revokuesi i autorizimit se akti është shprehje besnike dhe pasqyrim i saktë i vullnetit të tij, të njëjtin pas firmosjes nga pala e vërtetoi sipas ligjit”, thuhet në dokument.

Përmes një postimi në Instagram reperi ka kërkuar ndihmën e mediave, duke pretenduar se ish-bashkëshortja e tij është duke i bërë padrejtësi me vajzën.

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Apet erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As Prokuroria e as Policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejen time”, ka thënë Fero për KlanKosova.