Këtë herë, Fero është denoncuar nga një person, nën dyshimet se ka gjuajtur me armë në lagjen Bojanina, pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka raportuar se Fero kishte shkuar deri te rruga “Urim Mehemti” me veturën e tij nga e cila kishte dalë më pas dhe është dëgjuar duke thënë “ku janë ata”.

Më pas, bazuar në dëshminë e tij, reperi ka nxjerrë armën me të cilën ka shtënë një herë dhe është zhdukur

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshmë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti, teka veprimet tjera do të merren pas intervistimit të personit të dyshuar.