Ferrari 250 mijë euro sekuestrohet nga Dogana e Kosovës
Siç është bërë e ditur nga Dogana, automjeti i sekuestruar është i regjistruar jashtë vendit.
“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.
Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit.
Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

