Feyenoord mposht Dritën me çykë t’zorit

Kampioni i Holandës, Feyenoord, e ka mposhtur Dritën nga Gjilani me çykë t’zorit me rezultat 3-2, në në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit ishin në epërsi deri në minutën e 68-të, kur në skenë doli sërish Guus Til që e barazoi rezultatin 2-2, për ta kompletuar hat-trikun në minutën e 89-të.

Holandezët kaluan tutje në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, por Drita kthehet kryelartë në Gjilan, pasi në disa raste i dha leksion 15 herë kampionit të tulipanëve./mediafokus.info/