FIFA po planifikon ndryshime të mëdha në futboll: 60 minuta lojë, zëvendësime të panumërta

FIFA është duke punuar që të bëjë disa ndryshime të mëdha në futboll, për ta ngritur në një nivel tjetër lojën më atraktive në botë.

Sipas mediumit spanjoll, FIFA planifikon që të bëjë së paku pesë ndryshime në rregullat e futbollit.

-30 minuta do të zgjaste një pjesë e lojës, 60 ndeshja e plotë.

-Koha në ndeshje ndalet në momentin që topi del jashtë vijave të fushës

-Zëvendësimet do të jenë të palimituara

-Rivëniet anësore do të ekzekutohen me këmbë (aktualisht janë me duar)

-Pesë minuta përjashtim nga loja në momentin që një lojtar pranon kartonë të verdhë.