Fillimi 8 me 2, reduktimet mund të rriten
Kryeshefi i ndërmarrjes publike KOSTT, Kadri Kadriu, ka dhënë detaje në lidhje me realizimin e reduktimeve energjetike që nisën që nga dita e djeshme.
Ai tha se KOSTT i ka dërguar KEDS-it një program i cili, sipas tij, ka filluar dje rreth orës 10:00.
Kadriu tha se plani ka qenë tetë me dy (8 orë me rrymë, 2 pa rrymë), por nëse ky plan (8:2) nuk mjafton, reduktimet do të rritën.
Por ai shpreson që nuk do të vijë puna deri aty që reduktimet të rriten.
Ndërsa, sa i përket mungesës së energjisë elektrike në disa pjesë të vendit më gjatë se dy orë, Kadriu tha se kjo mund të jetë e lidhur me prishje teknike.

