Ish-drejtori i KEK-ut: Na morët në qafë o burra

Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka reaguar pas krizës energjitike që ka kapluar Kosovën, ku i gjithë vendi po përballet me reduktime të rrymës.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook tha se ‘KEK-u nuk mbahet me pesionista të dështuar’.

Sipas tij, në KEK, drejtorat shesin autoritet tek punëtorët, ndërsa gjunjëzohen para pushtetarëve.

“Nuk mbahet KEK me pensionista te deshtuar. Me drejtora qe shesin autoritet tek punetoret e gjujnezohen para pushtetareve. Me servila qe i jane zvarritur secilit politikan e parti politike qe ka qene ne pushtet. KEK ka shume eksperta te zot e puntore te vyshem, vetem duhet me i perkrah dhe me ju dha motive. Na moret ne qafe o burra!”, shkroi Thaçi.

Njazi Thaçi u shkarkua në prill të vitit të kaluar nga Bord i Përkohshëm të KEK-ut të emëruar nga kryeministri Albin Kurti.