Filloi si mjek fshati dhe tani është mes neurokirurgëve më të vlerësuar në SHBA

Karrierën e nisi si mjek fshati në Savër të Lushnjës. Sot, emri i tij renditet mes neurokirurgëve më të vlerësuar në Shtetet e Bashkuara, shkruan revista Ora.

Bëhet fjalë për Dr. Gentian Toshkezin, i cili pas studimeve në Shqipëri, specializimit në Francë dhe viteve të punës e sakrificës në SHBA, u vlerësua me çmimin prestigjioz “America’s Best Doctor”.

Ai punon në sistemin spitalor të Thomas Jefferson në Filadelfia dhe është vlerësuar për kontributin në neurokirurgji dhe përdorimin e teknologjive moderne në kirurgjinë e trurit dhe shtyllës kurrizore.

Historia e tij është dëshmi se edhe nga një fshat i vogël shqiptar mund të nisë një rrugëtim që të çon në majat e mjekësisë botërore.

Ky është një tjetër rast që të bën krenar me shqiptarët që po lënë gjurmë në botë!