FIllon anulimi i dasmave e fejesave, pas fjalëve të djeshme të ministrit Vitia

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë se sivjet nuk do të ketë dasma, fejesa, ahengje familjare, ka bërë që mërgimtarët, nga sot të fillojnë anulimin e dasmave, fejesave, kanë anuluar kontratat e rezervimeve me restoranet, kamerat, muzikën, dekorimet, tupanat dhe të tjera.

Kështu ka thënë sot qytetari Tefik Ibrahimi nga Gjilani, i cili udhëheq një biznes familjar që merret me pjesën e dekorit në dasma.

Dhe ajo çka eshte me e keqja, ende pa e dite se si do te jete gjendja me kete pandemi te rrejshme (konstatim i dhjetra e qindra shkencëtarëve e nobelistëve botërorë), në muajin korrik e gusht, ministri i gjithëfuqishëm po edhe jo aq i dijshem, thotë se në Kosovë, në vitin 2020 nuk do të ketë dasma, fejesa e ahengje tjera.

Në bazë të çfarë analize e tha këtë, kur në anën tjetër konstatohet se rastet me COVID-19 janë në rënie, pyet Ibrahimi.

Shtrohet pyetja, a ka bërë ministri ndonjë analizë se si do të jetë gjendja në korrik e gusht, atehere kur mergimtaret vijne enkas për dasma e fejesa.

A duam t`i frikësojmë që të mos vijnë?

As une nuk per ta rrezikuar shendetin e popullates, po veç sot me te madhe mergimtaret kane filluat me anulimin e dasmave e fejesave, rezervimet e restoraneve, xhirimeve, muzikes, dekorimet, tupanat dhe ate ne baze te nje deklarimi te ministrit, pa e ditur se si do te jete gjendja me coronavirusin ne kohen kur behen dasmat e fejesat.

Me këtë anulohen edhe ardhjet e mërgimtarëve në Kosovë, thotë Ibrahimi.

Ministri i pa përvojë nuk është duke e ditur, apo me vetëdije po e bën, se me këto masa shkelen të drejtat e njeriut në shumë sfera dhe kështu është duke ua vënë dryrin shumë kompanive në Kosovë!

Ai nuk e di se, poqëse verës nuk vijnë diaspora në Kosovë, prej të cilëve në masë  të madhe varet buxheti i vendit, atëherë për në vjeshtë le ta siguron një dry edhe për Kosovën, shprehet i revoltuar Ibrahimi, biznesmen dhe ish-vendimmarrës komunal në Gjilan./mediafokus.info