Rexhë, edhe po e mbrojte UÇK-në, pak ka rëndësi
Izmi Zeka
Besoni ose jo. mbrëmë ishte për dhimbje se si përgjigjej Rexhep Selimi për deklarata e Shkelzen Gashit në një televizion të Kosovës.
Kuptohet që e kishte problem sepse shefi i tij si duket i kishte treguar deri ku mund të shkonte për këtë rast.
Nuk është problemi se çka thotë Rexha apo të tjerë të vetëvendosjes, por qasja e tyre dhe mos guximi me u shpreh për gjëra që kanë interes shtetin e Kosovës që së paku mund ti shohin ndryshe.
Për mendimin tim Rexhep Selimi në këtë televizion mbrëmë mundohej me shpirt në dhëmb të mbronte atë që nuk mbrohej.
Është për keqardhje niveli i politikanëve në Kosovë si dhe papërgjegjësia e tyre ndaj fenomeneve që dëmtojnë Kosovën.
Rexhë edhe po e mbrojte UÇK-në pak ka rendësi.
Kurse Albulena Haxhiu është një makinë e prishur e cila nuk ka potencial më shumë se deri në 50 fjalë të cilat i përsërit çdo herë.
Sa herë që përmendet Hashim Thaçi, ata kanë problem edhe me gjumin.
Si duket edhe në ëndërr e shohin.