Fillon rinovimi i objektit kryesor të Spitalit të Gjilanit, riorganizohen shërbimet

Spitali i Gjilanit ka njoftuar për një riorganizim infrastrukturor, shkaku i rinovimit të objektit kryesor, i cili pritet të fillojë së shpejti.

Nga sot datë 16.09.2025, Emergjenca është zhvendosur në objektin e Gjinekologjisë, kati 1, hyrja e parë kryesore.

Në objektin e Gjinekolgjisë janë vendosur edhe këto shërbime:

ORL – OFTALMOLOGJIA – UROLOGJIA – PATOLOGJIA – ÇEV – KATI III

GJINEKOLOGJI & AKUSHERI – NEONATOLOGJI – KIRURGJI – ORTOPEDI – SALLAT OPERATIVE – KATI II

LABORATORI – QMG – EMERGJENCA – AMBULANCA SPECIALISTIKE KATI I.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Dr. Afrim Cana ka thënë se qeveria e Luksemburgut ka investuar dhe vazhdon të invesotjë në shëndetësinë kosovare e në veçanti në Spitalin e Gjilanit, përmes projektit LuxDev KSV/017.

Me rastin e fillimit të renovimit të objektit spitalor nr 1 përmes projektit KSV/017, i gjithë stafi ka marrë detyra dhe angazhime për të realizuar planin e riorganizimit dhe zhvendosjes së shërbimeve shëndetësore, nga objekti nr 1, në objektet e tjera përcjellëse spitalore.

Tanimë të gjitha shërbimet janë bërë funksionale dhe po ofrojnë shërbime.

“Synimet tona janë që pacienti përherë të jetë në qendër të vëmendjes”, ka thënë Cana./Mediafokus