Lutfi Haziri: Me brendet e tyre, Albimi e Integj janë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës

Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, kanë qëndruar sot në kompaninë Albimi, prodhues i biçikletave dhe Integj, prodhues i tekstilit, ku janë pritur nga pronari, Ibrahim Krivaqa. 

Haziri e kandidatët për deputetë janë shprehur se Albimi dhe Integj, me brendet e tyre, janë bërë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës. 

Haziri e kandidatët për deputetë thanë se ndihen krenarë që Pilot Bike tashmë ka pushtuar tregun europian me cilësinë e lartë. 

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët: 

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80 

#LDK132 #ShtetiShtet