Fillon takimi Thaçi – Kurti, por pa shtrëngim duarsh
Më në fund u realizua takimi THaçi-Kurti. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka filluar takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Kurti me të hyrë me objektin e Presidencës, është mirëpritur me fjalët “kryeministër, e kemi bë pa duar”, transmeton Gazeta Sinjali.
Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme në një konferencë për media bëri të ditur se nuk do t’i shtrëngojnë duart me presidentin për shkak të parandalimit të koronavirusit.
Presidenti dhe kryeministri ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit në takim për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.

