Fisi ‘godet’ me 1 prill: FFK e bëri stemën time shenjë zyrtare të futbollit të Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit, Fisnik Ismaili, ka goditur në mëngjesin e 1 prillit më një ‘super’ lajm, raporton Mediafokus.info.

Në ditën e gënjeshtrave, Fisi ka shkruar se stemën e dizajnuar nga ai, FFK e bërë shenjë zyrtare të futbollit të Kosovës dhe ky postim mori jo pak pëlqime e urime.

Me gjasë, ka harruar diçka në fund të këtij postimi të 1 prillit.

“Unë zakonisht nuk çohna kaq herët, por sot më çoi një thirrje që ma ndreqi ditën:

Me kërkesën edhe insistimin e lojtarëve, të cilët një pjesë të madhe të fajit për humbjet e fundit po ia lënë stemës së re, që ua ka ulë motivimin e frymëzimin për fitore, si dhe përkrahjen masive të tifozëve, FFK ka marrë vendim me e ba stemën e dizajnueme nga unë shenjë zyrtare të futbollit të Kosovës.

Kompensimin e ofruem prej 10,000 eurosh kam vendosë me e dhurue për krijimin e Shoqatës së Dizajnerëve të Kosovës, e cila qëllim primar ka me e pasë mbrojtjen e të drejtave dhe pronës intelektuale të këtyre profesionistëve.

Na priftë e mbara! ❤️⚽ Qetash live në Klan Kosova.

#FFK”, ka shkruar Ismaili./mediafokus.info/