Fitorja e Trampit na duhej si buka edhe ne shqiptarëve në Kosovë
Milazim Krasniqi
1. Fitorja e Trampit ishte vendimtare për SHBA-në, së cilës i duhej një lider i guximshëm, në botën gjithnjë e më të pasigurt.
2. Fitorja e Trampit i duhej botës, sepse një SHBA lidere e botës së lirë është parakusht për të frenuar diktaturat dhe për të imponuar paqen.
3. Fitorja e Trampit i duhej edhe rajonit tonë, sepse është vetëbllokuar e bllokuar nga banditizma liderësh lokalë dhe nga paaftësia e byrokratëve të Brukselit, të cilët më shumë llogarisin honoraret e veta, se sa interesat e miliona njerëzve që vuajnë në këtë rajon.
4. Fitorja e Trampit na duhej si buka edhe ne shqiptarëve në Kosovë, që të korrigjohet padrejtësia ndaj udhëheqësve tanë që mbahen peng në Gjykatën Speciale.
Po ashtu kjo fitore mund të frenojë abuzimet e qeveritarëve me burgosje liderësh në Shqipëri dhe me nxitjet e konflikteve ndëretnike në veriun e vendit nga aventurat e rrezikshme të qeveritarëve tanë.
P.S. Këto janë projeksione se çka mund të shpresojmë. Na mbetet të presim.