Fjalë pleqsh: ‘Dikush sheh deri te hunda, dikush sheh edhe mbas Lybetenit’

Në kohët e shkuara, odat ishin akademi për popullin shqiptar. Këtu mund të gjeni fjalë të mençura nga përvoja afër 100-vjeqare e këtij burri që quhej Mustafë (Shaban) Beqiri dhe ishte nga fshati Pozheran i Vitisë. 

▪︎Dëgjoni migjes: Rugova kësaj radhe ka ditë dhe është rreshtua drejt dhe ka me e lidhë miqësinë me Ameriken dhe Amerika do të na liron dhe do të na banë shtet, por me e mbajt shtetin do ta kemi vështirë!

– Thoshte: Njeriu i mençur kur flet, e ka një lirë për një fjalë!.
– Me një shtëpi që të gjithë thonë se janë të mençur, ti nxirrja kuptimin far bereqeti ka aty!.
– Njeriu kur din edhe flet, është ergjan, po mos me folë është alltan (ari).
– Na shqiptarët në përgjithësi jemi mendjelehtë, në mesin tonë ka edhe njerz të mençur, ka me shkolla, akademikë, mundesh me i ulë në tavolinë me kanë të duash me bisedu, me cilin do shtet, por na fatkeqesisht ata njerz nuk i përkrahim, s`i lamë me përparu, s`i qesim përpara etj.
– Serbia pse thotë: Shqiptarët që janë bujq, apo mirren me bagëti, janë ma të ndershmit, ma të mirët, e keta me shkolla nuk bajnë. Këtë se thote rastësisht, sepse me të pa shkollë luan siq të dojë!.
– Njeriu nuk është asnjëhere fukara për mall, por fukara është për mend.
– Miku i mirë shifet në ditë të vështirë.
– Nji i kërkueshëm sa nji i knueshëm, përvoja mbi të gjitha.
– Gjysë hoxhe të prishë imanin, gjysë doktorri ta prishë shëndetin.
– Qeni i keq e bjenë ujkun në shtallë (torishtë).
– Tre veta nëse të thonë koke i pimë, mbaju për gardhi.
– Daja plak thoshte: Dikush dajes shef deri te hunda, dikush deri te Lybeteni, e dikush edhe mbas Lybetenit. Ai që shef matanë Lybetenit, ai din çka me të tregu, e me këta çka shofin deri te hunda, ski çka mirresh me ta.

(Këto thënie nga një burrë i kthjellët, i mençur, largpamës, energjik, i vendosur, i guximshëm, patriot dhe i dashur për popullin dhe vendin e tij i ka shkëputur Imri Emerllahu)./Mediafokus.info