Shefik Miftari luftoi për lirinë e tokave shqiptare

Lulzim Zymberi

Shefik Miftari, pjesëmarrës ishe luftrave për çlirimin e tokave shqiptare, i rënë dëshmor në Maqedoni, është i lindur në Lagjen Smajlovit në Vërbicë të Zhegocit.

Shefiku ishte një nxënës shumë i zoti në mësime, por jo edhe shumë i interesuar në aktivitete sportive, por ishte shumë i interesuar të dinte ngjarje të reja qysh në moshë të re.

Edhe pse Shefiku ishte në moshë të re, dha kontribut të madh në UÇK, duke mos e ndalur rrugëtimin edhe pas çlirimit të Kosovës dhe me shumë vullnet i bashkohet UÇPMB-së, ku sipas shokëve të tij ishte njëri ndër ushtarët më të dalluar.

Kjo vërtetohet sepse menjëherë pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, Shefiku i bashkohet me shumë vullnet.

Sipas shokve nga Maqedonia Shqiptare, Shefiku ishte po ashtu një ndër ushtarët më të dalluar mes shokësh.

Edhe rënia e Shefikut përkon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila po ashtu kishte për qëllim çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.