Ja si e përkujton rapsodin e madh Agim Gashi, vajza e tij Azaleja

Rapsodi kosovar Agim Gashi iku nga kjo botë para katër vitesh, pas shumë betejash të fituara me sëmundjen, e cila nuk ia pushtonte dot shpirtin.

Në 4-vjetorin e vdekjes, Agimin e ka rikujtuar vajza e tij, Azaleja, e cila sa here na kishte kerkuar përmes rrjeteve sociale të luteshin për shërimin e babit të saj.

Sot u bënë 4 vite pa Ty Babi. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria e familjes sonë.

Baba i dashur, sot eshte pervjetori yt i rradhes dhe ke lene nje boshllek qe nuk mundem ta pershkruaj. Ke qenë nje njeri i veçante.

Tani je larguar nga mesi jone në qetesi, nje dore perkrahje do me mungoj gjithmone. Pa pritur jam ketu e vetme pa ty. Ti gjithmone me ke udhezuar ne jete me fjalet e tua dhe keshillat.

Ende e ndjej dashurine tende dhe perkujdesin. Çdo dite e me shume po e kuptoj qe jeta pa ty nuk eshte me sic ishte. Buzeqeshja jote, pozitiviteti yt edhe pse ishe i semur rende me frymezojne ende ne rrugen time jetesore.

Jam shume krenare me ty si dhe veprat e tua, zerin dhe veçanerisht me artin tend. Ke bere gjithcka per vendim tend dhe kulturen e atij vendi.

Kur e shoh se cfarë shkruajnë njerezit per ty, jam njeriu me i lumtur dhe me krenare qe jam vajza jote. Te lutem mos e harro asnjehere se do bej gjithcka qe te bej ty krenar atje lart.

Gjithmone me ke thene qe ke frike te harrohesh, por ti ke lene dicka shume te çmuar mbrapa qe nuk do te harrojet asnjehere. Keto jane veprat e tua.

Shpresoj qe do takohemi nje dite ne parajse. Kujtimi dhe zeri yt familjar jane gjithcka qe me ka mbetur nga ty. Zemra jote e mire pushoi se rrahuri.

Na ndihmo o zot ta kalojme dhimbjen per ty. Sa do kisha nevoje tani ne keto momente per nje perqafim te ngrohte nga ty ose per te me thene mos u be merak se gjithcka do shkoj mire.

Shpresoj qe atje ku je, je i qete ne prani te nenes tende dhe babait. Shpresoj qe je mire. Neve ketu poshte je duke na munguat shume. Ne dashuri te perjetshme vajza jote.