Reklama anti-Covid me pamje të rënda nxit reagime të gjera

Një reklamë për të nxitur vaksinimin kundër virusit COVID-19, me foton e një gruaje që vuan për frymëmarrje, ka ngjallur polemika të forta.

Qytetarë të shumtë kanë kritikuar ashpër këtë përzedhje të qeverisë australiane për fushatë.

Reklama targeton pa të drejtë të rinjtë, derisa dihet se personat nën 40-vjeç nuk mund ta marrin vaksinën deri nga fundi i vitit.

Zyrtarët e shëndetësisë rekomandojnë që të rinjtë të presin dozat e Pfizer në vend të AstraZeneca që është aktualisht e disponueshme.

Australia, ku është bërë reklama, po raporton mungesa të shumta të vaksinës Pfizer.

Reklama me pamje të rënda po shfaqet aktualisht vetëm në Sidnei, epiqendër e përhapjes së variantit Delta të Covid-19.