“Flaka e Janarit” mbahet edhe në shtëpinë muze të Kadri Zekës

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka organizuar “Flaka e Janarit” 2020.

Programi i “Flakës së Janarit” 2020 ka filluar me ligjëratë nga mësimdhënësit e historisë në shkollat fillore të Kamenicës për historikun e Flakës së Janarit, njofton Komuna e Kamenicës me anë të një komunikate për media.

Më pas është mbajtur një Ekspozitë e artit pamor si dhe një orë letërare në Shtëpinë Muze të Kadri Zekës, në Poliçkë ku shkrimtarë të rajonit kanë lexuar poezi.

Me këto aktivitete është përmbyllur “Flaka e Janarit” 2020 në Kamenicë./MediaFokus/