Lajm i mirë, shërohet pacientja që e solli coronavirusin në Gjilan

Pacientja që e solli coronavirusin nga Gjermania në Gjilan (A.Sh.), ka dalë negativ në testin për Covid-19 dhe është liruar për në shtëpi, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, në profilin e tij në Facebook.

Ja njoftimi i plotë i Hazirit:

#Dita20. Lajm i mirë për Gjilanin.

Komiteti për emergjencat në shëndetin publik kundër Covid-19 në Gjilan, në njoftimin e fundit e mbrëmjes, ka konfirmuar se pas A.H. 20 vjeçar i cili rezultoi negativ me #Covid-19 ditë më parë, edhe A. Sh. ka rezultuar negativ dhe është liruar për në shtëpinë e saj në Vrapçiq.

Në Gjilan po shkojmë drejt uljes së rasteve falë lojalitetit të qytetarëve, punës së pakursyer të shërbimeve shëndetësore dhe emergjencave civile.

Apeloj që të vazhdojmë të vetëpërmbahemi deri në rastin e fundit dhe të mos lejojmë të përsëritet asnjëherë në territorin e komunës sonë.

#rriNshpi #ruajeVeten #ruajFëmijët #ruajPrindërit #ruajGjyshërit #ruajeFamiljen #ruajeLagjen #ruajeQytetin