Flamuri i Shqipërisë, në panairin e turizmit në Madrid

Spanjollët: Nëse dëshironi të pushoni në një ambient të mirë dhe me kushte të mira, e mbi të gjitha me kosto jo të lartë, është Shqipëria.

Quhet panairi “FITUR”, është një nga eventet turistike, ku shtetet e Evropës prezantojnë pakot e ofertave turistike, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria duket se po i tërheq spanjollët me ofertat e tyre për turizëm veror. Plazhe te bukura, hotele standarde dhe çmime të volitshme, janë tri nga shtyllat kryesore që i tërheq popullin spanjoll.

Vlersimet e tyre: nëse dëshironi të pushoni me një ambient të mirë dhe me kushte të mira, e mbi të gjitha me kosto jo të lartë, është Shqipëria, shkruan tutje albinfo.ch.