Flasin dy pacientë të prekur me COVID-19: As dy shkallë nuk mund t’i ecësh…

Dy pacientë të prekur nga COVID-19, të cilët janë të shtrirë në Repartin e Infektivës, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kanë folur enkas për Mediafokus.info

Njëri është mjek (37 vjeçar), ndërkaq tjetri profesor i pensionuar (73 vjeçar), por të cilët nuk kanë pranuar të flasin me emra dhe kanë kërkuar t’u mbulohen fytyrat.

Që të dy janë trajtuar me oksigjenoterapi. Profesori i intervistuar, i cili po qëndon i shtrirë aty, teksa fliste me vëshirësi, ka thënë se ky është virus shkatërrues.

“E lus gjithë popullin e Kosovës që t’iu përbahen rregullave sepse ky është virus shkatërrues”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mjeku i familjar thotë se virusi është i rrezikshëm sa që as dy shkallë nuk mund t’i ecësh.

“Më janë shfaqur fillimisht ethet, temperaturë, kollitje, ethe e më pas më është keqësuar gjendja. COVID-19 e kam marrë gjatë trajtimit të një pacienti, para dy javësh. Coronavirusi është shumë i rrezikshëm, nuk mund t’i ecësh as dy shkallë”, thotë doktori.

Mediafokus.info falënderon drejtorin Klinik, Dr. Ukshin Ismaili dhe të gjithë stafin e Repartit të Infektivës për kujdesin dhe mundësinë e ofruar për t’i intervistuar pacientët e prekur me COVID-19.

Prononcimin e dy të prekurve mund ta ndiqni sonte, në ora 22:00, në faqen zyrtare të Mediafokus.info, në Facebook./Mediafokus.info/