Flet Meha: Hamza më ka thënë që rrugën e Tahirit kemi me vazhdu deri në çlirimin e Kosovës

Haradin Meha, i afërt i Tahir Mehës, ka folur sot nga Prekazi në një lidhje direkte për emisionin e mëngjesit #gjesi, përcjellë express.

Meha që ka qenë edhe në një klasë me heroin Hamëz Jasharin, ka thënë se me Hamzën e Ademin zakonisht bashkë rrinin në odën e Fadil Kodrës.

Ai ka folur për takimin e fundit që ka pasur me Adem dhe Hamëz Jasharin, tre ditë para se ata të vriteshin.

“Kam qenë te shtëpia, janë ndi krismat, unë i kam marrë armët. Kemi gjujt që mos me ardhë anena policia, kemi gju sa kemi mujtë, ka qenë prej kodre Ahmet Kodra. Më kujtohet si sot ajo ditë. Po ka qenë e pamundur”, ka thënë ai.

“Në vitin 81 Hamëza më ka ndihmu kur është vra Tahir Meha. U ardhë Hamza aty edhe unë jam shku i pari e kemi gjet Tahirin të vramë.  Tahiri  i ka pas 8 plumba në brezë. Është ardhë Hamza më ka ndihmu me kufoma. I kemi rujt kufomat, në 2 të natës ka ardhë policia.

Jemi kanë në shkollë bashkë, unë nuk e pata vazhdu, Hamza pat vazhdu me shku në shkollë. U kanë i zgjut nuk ka pas njeri më i mirë, ka qenë patriot. Kur është vra Tahiri, ka thënë që rrugën e Tahir Mehës kemi me vazhdu deri në çlirimin e Kosovës. Kurrë nuk e harroj Hamzën”, thotë Meha. /Mediafokus.info