Flet Visar Duriqi: Porositësit duhet ta dinë që një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk më frikësojnë

Pas sulmit fizik në natën e të mërkurës, ka folur gazetari Visar Duriqi, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Përmes një reagim në Facbook, Duriqi ka thënë se gjendja shëndetësore është stabile dhe mezi po pret që të rikthehet për të raportuar njëjtë.

Reagimi i plotë:

Ne pamundesi per me iu pergjigj te gjithe miqve qe jane interesuar sot per mua, dhe ne pamundesi per ti falenderuar te gjithe: Une jam ne gjendje stabile me shendet. Sa i perket sulmit dhe tre personave qe e kane kryer ate mbrem pas mesnates, ajo eshte çeshte qe i takon Policise dhe Prokurorise. Ata, deri tash po bejne cdo gje qe eshte e mundur me aq sa lejon ligji.

Ata qe e kane porositur kete sulm, e qe per momentin ende nuk i di se kush jane, duhet ta dijne qe nje hunde dhe disa dhembe te thyer nuk eshte qe na frikesojne. Pas stabilizimit me gjendjen shendetesore kthemi qaty ku e kemi lane, me Insajderi dhe InDoks  per me raportu njejte si me heret. Sikur nuk ka ndodhur asgje.

Miq, faleminderit edhe nje here per kujdesin. /Mediafokus.info/