Surdulli: Tronditëse dhuna ndaj gazetarëve!

Shefik Surdulli

Media e lirë, e pavarur, kritike dhe e guximshme, nuk i lejon marrëzitë politike që të shtrihen deri në pakufi.

Nuk mund ta paramendojmë zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të shtetit në një sistem demokratik, çfarë e kemi konkretisht ne në Kosovë, pa media të lira, të pavarura, të guximshme, përmes së cilave bëhet i mundur pasqyrimi dhe diskreditimi i paturpësive, skandaleve dhe të korrupsionit sidomos të politikës dhe të pushtetit.

Sulmi ndaj gazetarëve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, pikërisht për të krijuar kaos e anarki totale në rrjedhat politike e institucionale këtu.

Pavarësisht pikëpamjeve – politikës redaktuese të ndonjë mediumi te ne për çështje të caktuara, apo paraqitjes jo të “përshtatshme” publike të ndonjë gazetari, dhuna ndaj tyre është e papranueshme dhe duhet ndaluar me ndërmarrjen e masave ligjore nga mekanizmat e shtetit duke mos lejuar që kjo të bëhet dukuri në shoqërinë tonë.
……………………………………………….
(Autori është këshilltar komunal nga PDK Gjilan)