Flori Mumajesi nis vitin 2023 me Liberta Spahiun, dedikimi i këngëtarit habit ndjekësit

Viti 2023 ka nisur dhe kartolinat familjare kanë mbushur rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe të VIP-ave. Por më e çuditshmja ka qenë e Flori Mumajesit.

Këngëtari ka publikuar foton e parë të vitit 2023 ku shfaqet me moderatoren Liberta Spahiu. Për një kohë të gjatë është përfolur për një lidhje mes Liberta Spahiut dhe Flori Mumajesit, por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë.

“Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova

Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova

Larg nga sytë, larg nga zemra…. ”.

Nga ana tjetër Liberta ka treguar në Instagram se Vitin e Ri e priti me familjen e saj.