Florin Krasniqi: Albin Kurti nuk beson në Zot, ai mendon se fetarët janë naivë e injorantë
Ish-deputeti dhe financuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Pullazxhiu” i Amerikës e ka quajtur Kurtin mashtrues, ndërkaq ka thënë se lideri i VV-së nuk beson në Zot, raporton Mediafokus.info.
“A e keni pa kur fillojke ezani, ai u nalke (qeshet). Ai nuk beson në Zot”, ka thënë Krasniqi në emisonin “Kojshia Show”.
Ai ka ndarë me publikun edhe një rast, kur Kurti i kishte thënë se fetarët janë naivë dhe injorantë.
“Ai (Kurti) menon që këta fetarët janë qaq naivë e injorantë se më ka thanë, këta që i besojnë një beduini analfabet që ka jetu qe 1400 vjet, po mu, se i sheh si injorantë”, është shprehur Krasniqi.
“Ai nuk beson në Zot, është mashtrues tipik. Ai beson veç me i mashtru njerëzit, me i rrejtë”, ka thënë Krasniqi./Mediafokus.info/
Ndiqeni deklaratën e Krasniqit nga minuta 6:50:

