Fluks automjetesh në Morinë, edhe serbët zgjedhin Shqipërinë për pushime
Kjo fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Morinës ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Bregdeti shqiptar tashmë mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kanë nisur edhe pushimet sezonale.
Por, bregdeti shqiptar duket se edhe këtë sezon ashtu si vitin e kaluar po bëhet gjithnjë më i preferuar edhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia.
Policia kufitare e Morinës ka bërë me dije se fluksi ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, por rritje të numrit të automjeteve ka pasur edhe pasditen e së premtes.
Sipas policisë kufitare që me fillimin e sezonit turistik, në Morinë po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe me më shumë sportele.


 
 
 
						 
						