Arifi: Kështu është kur linçohen, përgojohen e nënçmohen anëtarët e partisë

Ish – kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Degës në Gjilan, Flurim Arifi, ka reaguar pas lajmit se për Gjilanin nuk pati vend në kryesinë qëndrore 25 anëtarëshe.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Arifi ka thënë se anashkalimi i Gjilanit ka ndodhur pasi drejtuesit e Degës kanë linçuar, përgojuar e nënçmuar anëtarët e partisë.

“Epo kështu është kur vet nuk i respekton antarët e partisë sate (vetëm shikoni këtyre ditëve çfar luftë është bërë ndaj këshilltarëve) kështu që pas disfatës së fundit në Gjilan, mos të mendon dikush që ka avancim në Prishtinë (që aq shumë disa e lakmojnë) derisa në degën tonë nuk ndalen linqimet, përgojimet, nënçmimet ndaj anëtarëve të partisë, koha për reflektim dhe ballafaqim me realitetin. Përndryshe Kryesisë së re i uroj suksese në punë”, ka shkruar Arifi, raporton Mediafokus.info.

Ndryshe, në mbrëmje, Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryesinë 25 anëtarëshe, por asnjë veprimtar i kësaj partie nga Gjilani nuk ka zënë vend aty./MediaFokus/