Fluturimet nga aeroporti i Prishtinës lejohen deri të hënën, ardhjet jo
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se lejohet fluturimi i udhëtarëve nga aeroporti i Prishtinës deri më 16 mars, por jo edhe ardhjet nga shtetet e jashtme, të cilat janë futur në listën e vendeve të ndaluara, shkaku i coronavirusit.
Ky është njoftimi i MInistrisë:
Të nderuar udhëtarë,
Deri me 16 mars në mesnatë kompanive ajrore që shërbejnë transport ajror nga Kosova për në Zvicër, Gjermani, Francë e Itali u lejohet të shfrytëzojnë aeroportin “Adem Jashari” për transport të udhëtarëve nga Prishtina për në destinacionet e tyre!
Vërejtje: fluturimet në ardhje janë lejuar si fluturime pa udhëtarë./mediafokus.info

