Abdixhiku e pret në selinë e LDK’së ambasadorin zviceran: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje anekënd Kosovës

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në selinë e partisë e ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

LDK njofton se në takim Abdixhiku e Sprecher kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks për zgjdhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku i ka folur ambasadorin zviceran për përgatitjet e LDK’së për këto zgjedhje.

Ai ka shtuar se “Turneu i Ndryshimit” po merr turne anë e kënd Kosovës.

Po ashtu ata kanë diskutuar “edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvilimore të saj”.