Lutfi Haziri tregon se a do të formohet qeveria të dielën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sonte është i ftuar në emisionin “Fokusi n’Komuna”, ku është duke u diskutuar për formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Haziri në Infokus tregoi se cili është qëndrimi i LDK-së, të dielën ku do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë.

Ai tha se pozicioni i partisë së tij mbetet i pandryshuar.

“Pozicioni është i qartë gjatë gjithë kohës ne nuk kemi marrëveshje nuk kemi pranu te kemi marrëveshje me LVV per formimin e institucioneve kjo është be re ditur qe ky qëndrim nuk ka ndryshu sa i përket kësaj qeshtje dhe ne anën tjetër partive tjera i kemi thane nuk jemi krejt ligjitim me ba qeverisje te pakicës si opsion i dyte se te dielën përfundon mandatari i parë dhe pastaj kalon 10 ditshi tjetër te dielën mund te ketë qeverisje nëse ka gjete vullnet numër te deputeteve”, ka thënë Haziri për Infokus.