Forumi për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni thërret shqiptarët në protestë të premten

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (FNDLNJ) ka bërë thirrje për protestë kundër diskriminimit të shqiptarëve, e cila do të nmbahet të premten, nga ora 13:00. Nisja e marshutes bëhet nga parku i Çairit drejt Prokuroris se Pergjithshme.

Të nderuar Motra dhe vëllezër ju bej thirrje në emër të Forumit Nderkombëtar për të Drejtat dhe lirit e Njeriut M.V, që të mbështesni duke marrë pjesë në këtë protestë per rasti e montuara politike, sigurisht duke i ruajtur protokollet e mbrojtjes nga virusi Covid – 19, por edhe duke qenë të kujdesshëm ndaj provokimeve të mundshme, me organizator: Bedri Ajdari si kryetar i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” dhe familjarët e të burgosurve në këtë rast.

S’ka drejtësi për shqiptarët në Maqedoni: Rastet: Monstra, Alfa, Rasti i Kumanovës, 27 Prilli, Almiri i Vogël, Sopoti, Brodeci, vjedhje votash, diktaturë, kërcënime, ndjekje, shpifje, vrasje dhe shume procese tjera te montuara me dhunë fizike e psikike, fat i keq i shqiptarëve në këtë shtet të padrejtë që quhet Maqedoni e Veriut.

Lotët e nënave, baballarëve, grave, fëmijëve nuk u ndalën dhe kjo është tragjedi me paramendim për popullin shqiptar i cili është autokton dhe një trajtim të tillë nuk e meriton!

Boll më padrejtësi sepse edhe ne jemi qytetarë, taksapagues, veprimtarë të këtij vendi të mallkuar dhe të zi!

Ne po protestojmë që edhe kësaj radhe tu a bëjmë me dije se ka ardhur koha që partit te japin llogari per gabimet qe kane be ndaj popullit shqiptare qe i votuan rreth 3 dekada ku shqiptarët në këtë shtet po shtypen e përgjaken, shfrytëzohen dhe plaçkite, u shkelen të drejtat më elementare njerëzore, të drejtat politike, ekonomike dhe kulturore, të drejtat që duhet ti bëjnë shqiptarët të ndjehen të lirë dhe të barabartë në këtë shtet. Shqiptarët edhe pse janë shumicë matet me dozë e përqindje, kjo nuk është e drejtë.

Çdo vit dhe në të gjitha vendbanimet shqiptare janë organizuar ekspedita policore-ushtarake mbi shqiptarët, për përgjakjen, ndëshkimin dhe frikësimin e shqiptarëve, ku janë vrarë e masakruar pa mëshirë qindra shqiptarë të pafajshëm, madje edhe pleq, gra e fëmijë, për t’i frikësuar shqiptarët të mos mendojnë për lirinë e tyre, për të drejtat e ligjshme që u takojnë.

Gjatë periudhës së komunizmit dhe në tridhjetë vitet e shkuara të demokracisë së rrejshme, burgjet e këtij shteti janë të mbushur me shqiptarë, shumica e të cilëve janë akuzuar përmes proceseve të montuara politike, jo pse kanë bërë të gjithë faje dhe krime, por që të ndëshkohen shqiptarët,të frikësohen,të përçahen,e te sundohen.

Të korruptuarit, kriminelët dhe tradhtarët duhet të dënohen e përfundojnë në burg, kurse njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm të dalin në liri! Zgjohuni qytetarë të këtij vendi, pa dallim kombi e gjuhe, përkatësie e besimi!
Zgjohuni shqiptarë të shtypur nga bandat kriminele në emër të kauzave të rrejshme, për lirinë tuaj, të drejta dhe barazinë që u takon.