Ja sa raste u raportuan në Gjilan për monedha të falsifikuara

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë javës që e lamë pas janë raportuar katër raste të monedhave të falsifikuara, raporton Mediafokus.info.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani, ka thënë për Mediafokus.info se deri tani është arrestuar një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, të cilit i janë konfiskuar 800 euro, të dyshimta si të falsifikuara.

“Policia e Kosovës apelon qytetaret që gjatë këmbimit të banknotave vecanërisht 50 dhe 100 euro, të jenë të kujdesshëm sepse mund të bien pre e mashtruesve. Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shfrytëzojnë aplikacionin “Lajëmro Policinë”, numrin 192, dhe mënyra tjera legale për ta kontaktuar policinë në mënyrë që të parandalojmë duke u pamundësuar këtyre personave keqbërës që të dëmtojnë qytetaret tanë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info./Mediafokus.info/