Foshnja dërgohet pa shenja jete në QMF

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku ka ndërruar jetë një foshnje.

Foshnja u dërgua nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prilluzhë të Vushtrrisë, ku mjeku kujdestar konstatoi se ishte e pa jete.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet. Policia ka intervistuar edhe familjarët.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Trup i pajetë – Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.