Foshnja vdes në maternitet disa orë pas lindjes

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në maternitet. Dyshohet se vdekja e foshnjes ka ardhur si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, derisa edhe Prokuroria ka nisur hetimet. Rasti ka ndodhur në maternitetin e Tiranës.

Njoftimi nga policia:

Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.