Fotografi e rrallë: Kështu vaksinohej popullata në Kosovë para gjysmë shekulli
Tani që në botë po zhvillohet vaksinimi më masiv ndonjëherë kundër koronavirusit, dikush na rikujtoi përmes kësaj fotoje kohën e vaksinimit në vitin 1972, kur Kosovën e preku variola në përmasa shqetësuese.
Sëmundja ishte më e rrezikshme se koronavirusi i tashëm.
Një fotografi ku shihen disa burra duke u vaksinuar kundër variola verës ka filluar të shpërndahet sërish, pikërisht në kohën kur shumë qytetarë po refuzojnë ta marrin vaksinën kundër koronavirusit.


